Top Channel/ “Kurti po fiton kohë”, opozita akuza të forta kryeministrit
15/04/2025 19:39

Dorëheqja e vonuar e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit, që çoi në mosvotimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, e që rrjedhimisht e pengoi konstituimin e Kuvendit të Kosovës, po shihet si e qëllimshme. Krerët e partive politike deklaruan se nuk e konsiderojnë si dorëheqje letrën e Kurtit drejtuar Kuvendit dhe se nuk e votojnë raportin pa u dorëhequr Kurti me kabinetin e tij të ministrave. “Ne kemi ardhë duke besuar se sot votohet edhe kryetari edhe nënkryetarët, përveç që jepet betimi dhe që fillojnë me hy në procesin kushtetues të formimit të qeverisë, por po duket që këta me 52 vota janë larg prej një situate të tillë“, u shpreh kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. “Seanca duhet të thirret sa më parë sipas rregullores brenda 48 orëve, ky është proces bllokues i qëllimshëm i partisë në pushtet sepse nuk i ka numrat. Fundja ju e patë fuqinë politike, 52 mbështetës“, tha kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ndërkohë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se vetë Albin Kurti e ka penguar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. “Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti. Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e Kryeministrit apo të Ministrit dhe të betohesh si deputet”, ka shkruar Haradinaj. Por, pikërisht Albin Kurti, votën kundër që e kishte opozita për raportin e cilësoi si sulm brenda institucional, duke i vendosur në një vijë me Listën Serbe. “Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike”, shkroi Kurti pas dështimit të konstituimit. Të njëjtin diskurs karshi opozitës e kishte edhe Albulena Haxhiu, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje. “Nuk kanë këta hall me Listën Serbe, nënkryetari i së cilës ka bërë sulm terrorist në territorin e Republikës së Kosovës, ku është vra një polic, pra asnjë fjalë kundrejt tyre, asnjë vendim kundrejt tyre, por kanë hall Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin“, tha Albulena Haxhiu, anëtare e LVV-së. Njohësit e punës së Kuvendit e të Qeverisë barrën për formimin e tyre ia faturojnë Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, teksa shtojnë se këto vonesa janë të qëllimshme, pasi nuk ka votat e mjaftueshme. “Mungesa e votave të Lëvizjes Vetëvendosje për ta kaluar raportin është indikator që mungojnë numrat edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por që në parim është hapi i parë dhe dështimi në të është tregues i keq se mund të kemi bllokada institucionale“, u shpreh Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci. Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të martën ka njoftuar se me anë të një letrës do të kërkojë sqarime nga Presidentja e vendit për procedurat se si do të vazhdohet tutje. Presidenca e Kosovës nuk ka pranuar ende një letër të tillë. Ndërprerja e seancës nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20
Top Channel/ Ndëshkime masive në Kosovë pas vrasjes së Arlindës, qytetarët sërish në protestë
29/10 19:53
Top News – ‘Turp, drejtësi, dorëheqje’. Qytetarët e Kosovës protestojnë sërish për Arlinda Zekajn
29/10 19:40
Top Channel/ Pezullohet prokurorja e Pejës. Masa pas vrasjes së paralajmëruar e Arlinda Zekajt
29/10 15:25
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, shpërthejnë protestat në Kosovë
28/10 22:08