Top Channel/ Kurti paralajmëron Listën serbe, synon të votojë Nenad Rashiçin si nënkryetar
02/10/2025 19:49

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se është humbje kohe që nuk po funskionon Kuvendi i Kosovës. Duke komentuar njoftimin e Gjykatës Kushtetuese që konstaton se parlamenti nuk është i konstituuar, Kurti shtoi se askush nuk e zë vendin e nënkryetarit të rezervuar për komunitetin serb. “Konsideroj se është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka zgjedhë kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhë katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Citakun, Kujtim Shalën dhe Emilija Rexhepin, askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb”-u shpreh Kurti. Gjykata Kushtetuese me njoftim e së martës bëri të ditur se Kuvendi ka 12 ditë kohë për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb, por pa sqaruar nëse do të ketë votim të përsëritur edhe për nënkryetarën nga komunitetet e tjera. Për këtë, Kurti të enjten tha se votimi për Emilija Rexhepin nuk mund të anulohet, e sa i përket nënkryetarit serb, insistoi në Nenad Rashiqin. “Nuk mundet votimi për Emilija Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por, mos harroni nuk janë serb vetëm ata të Listës Serbe. Serb është edhe Nenad Rashiq, në njërën anë, përfaqësuesi i Listës Serbe i mori veç dhjetë vota, a Nenad Rashiq i mori 56. Vec pesë vota të ia japshin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk do ishim duke i bërë këto pyetje”. Lista Serbe u ankua në Gjykatën Kushtetuese për procedurën për zgjedhjen e nënkryetarit nga komunitetet e tjera dhe konstituimin e Kuvendit pa nënkryetarin serb.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00