Kryeministri në detyrë i Kosoves, Albin Kurti, ka deklaruar se takimet e zhvilluara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë zhvilluar në frymë konstruktive, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare. Në një postim në Facebook, Kurti tha se është ende herët për të folur për rezultate konkrete, por u shpreh optimist për rrugën përpara.