Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në Paris me ftesë të presidenti francez Emmanuel Macron për të marrë pjesë në një konferencë paqeje. Në këtë rrugëtim, shefi i ekzekutivit kosovar shoqërohet dhe nga presidentja e vendit Vjosa Osmani. Vëmendja tani është e përqëndruar tek mundësia e përballjes së tij me kreun e shtetit serb, Aleksandar Vucic, një takim ky që do të vinte në mesin e një përshkallëzimi të tensioneve që kërcënonte të ndezin sërish zjarrin e trazirave në veri të Kosovës.