“Një ditë historike” e cilësoi këtë të sotmen Albin Kurti pasi i dorëzoi Cekisë aplikimin për në BE, duke zyrtarizuar kështu përpjekjen e Kosovës për t`u bërë pjesë e bllokut europian. Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim”, tha Kurti.