Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, takohen sot në Bruksel, me inisistimin e ndërkombëtarëve që duan të shohin zbatimin e marrëveshjes se normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, me të cilën të dy liderët u pajtuan në muajin shkurt por vetëm gojarisht.