Top Channel/ “Kurti duhet të bëjë kompromis”! Ekspertët: LVV i duhet marrëveshje
30/06/2026 19:59

Partitë politike në Kosovë vazhdojnë të mos angazhohen në diskutime për formimin e institucioneve përkundër që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shumë pranë certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit. Derisa ky rezultat tregon se Vetëvendosje si parti e parë mund të zgjedhë kryetarin e kuvendit dhe të formojë qeverinë, zgjedhja e presidentit kërkon marrëveshje politike. Sipas njohësve duhet bashkëqeverisje në mënyrë që të sigurohet kuorumi për president, por edhe për një qeveri stabile. Do të ishte e rrugës që vërtetë Lëvizja Vetëvendosje përveç që të zgjedh presidentin, të krijojë edhe qeverinë me ndonjërën prej subjekteve politike shqiptare Për Lëvizjen Vetëvendosje, njohësit thonë se do të ishte më e pranueshme nga bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila së fundmi u shpreh e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve. Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë ka atraktu më shumë Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm, kurse ka qenë shumë përjashtuese ndaj Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka shprehu ende gatishmëri për bashkëpunim me Vetëvendosje, derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se nuk e do bashkëqeverisjen me Albin Kurtin, por për kuorumin për president i ka vendosur gjashtë kushte që kanë të bëjnë me projekte të rëndësishme shtetërore. Nga zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi shumicën parlamentare me 53 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës siguroi 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.

Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17
Top News- Kritikat e BE për ligjin e Speciales, partitë në Kosovë: Do mbështesim çlirimtarët në Hagë
12/10 15:32
Top Channel/ Kos: Shqipëria mbyll grupkapitullin e 4 të negociatave me BE, Specialja me probleme!
12/10 11:33
Top News -Ndryshimi i ligjit të ‘Speciales’. Komisionerja Kos: Rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE
12/10 11:10
Top Channel/ Kosovë, qeveria Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil: Dhe martesat mes personave të së njëjtës gjini!
11/10 14:37
Top Channel/ Kosova, “betejë” për milionat e BE/ Më pak se tre muaj për të përfituar 165.8 milionë €
11/10 11:39
Top Channel/ Vrau gruan dhe kunatin, Policia sekuestron armë në banesën e autorit në Kosovë
10/10 12:09