Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar pasditen e së martës për të diskutuar për një president konsensual. Pas takimit, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se kanë biseduar mbi kriteret që duhet të ketë presidenti i ri. Ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale. Edhe një herë po e theksoj, kriteret, parimet, rrethanat në të cilat ndodhemi dhe çfarë figurash me cilat vlera kontribuese dhe merita.