Një javë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të shtatë qershorit, akoma nuk është caktuar data e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës si hap i parë drejt formimit të institucioneve. Përvec dy takimeve që ka pasur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me krerët e Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike në kuadër të konsultimeve për t’i rikthyer vendit stabilitetin institucional, nuk janë ndërmarrë hapa të tjerë për përshpejtimin e procedurave. Këto veprime që nga dita e zgjedhjeve, njohësit i shohin si mungesë joserioziteti nga ana e partisë fituese.