Depozitat bankare janë zgjeruar ndjeshëm gjatë majit, duke mos ndalur rritjen. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në maj totali i depozitave bankare arriti në 1.13 trilionë lekë apo rreth 9.1 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 7 miliardë lekë më shumë se kundrejt prillit të këtij viti.