Me qindra besimtarë myslimanë në Vlorë janë mbledhur në pallatin e sportit “Flamurtari” për të falur namazin e Kurban Bajramit. Janë besimtarë të Vlorës por nuk mungojnë as besimtarë me kombësi të huaj. Falja e Namazit të Kurban Bajramit është drejtuar nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, i cili në fjalën e tij ka theksuar se Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të besimit islam që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe ndërgjegjësimin shpirtëror.