Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festë që simbolizon sakrificën, dashurinë dhe devotshmërinë e njeriut ndaj Zotit. Në orët e para të mëngjesit, besimtarët në Durrës iu drejtuan Xhamisë së Madhe në qendër të qytetit, për faljen e namazit dhe ndarjen e këtij gëzimi me njëri-tjetrin.