Një grup anonim hakerësh pretendon se ka ndërhyrë në sistemet kompjuterike të lidhura me infrastrukturën zgjedhore të Rusisë, vetëm pak ditë para nisjes së votimit për parlamentin e ri. Grupi i ashtëquajtur CikLeak, thotë se ka siguruar qasje në sistemet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë, si dhe në kompanitë e përfshira në zhvillimin e platformës shtetërore Vybory, e përdorur për administrimin e zgjedhjeve.