Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për pastrim parash, një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe që lidhet me grupin e Igli Kamberit. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Top Channel, hetimet kanë zbuluar një skemë të sofistikuar të transportimit të parave të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike. Sipas prokurorëve, shumat e mëdha të parave lëviznin përmes shoferëve të transportit ndërkombëtar, me qëllim shmangien e dokumentimit dhe kontrolleve doganore, duke vështirësuar gjurmimin e origjinës së tyre dhe shmangien e detyrimeve ligjore për deklarim.