Top Channel/ Kur hyjnë në lojë gjermanët, “tërmet” në bizneset e “Ndranghetës”
06/05/2021 14:24

Ndrangheta është përballur me një seri kontrollesh në të gjithë Europën, si pjesë e hetimeve të Interpolit. Gjatë një operacioni të përbashkët policor në Itali dhe në Gjermani, 31 persona që dyshohet të jenë pjesë e organizatës mafioze u vunë në pranga e u sekuestruan para, drogë, armë dhe bizhuteri. Rreth 800 policë dhe zyrtarë të administratës fiskale nga të dy vendet u përfshinë në operacionin madhor kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave. "Janë sekuestruar qindra mijëra euro, si dhe armë, kokainë, dy makina luksoze dhe bizhuteri,” tha Europoli, duke shtuar shtuar se "vlerësimi i parave në dorë të sekuestruara po vazhdon ndërkohë që janë bllokuar disa numra llogarish bankare.” Agjencia europiane e forcave të rendit ka shpërndarë në tëitter një video me xhirimet e bëra gjatë operacionit. Në Gjermani u kontrolluan bizneset në 46 pika të ndryshme në landet e Baden Vyrtembergut, Bavarisë, Renanisë Veriore-Vestfalisë dhe Hesenit. Nga tre fletëarrestet e lëshuara, policia gjermane ishte në gjendje të kryente me sukses vetëm një arrestim. Të dyshuarit mendohet të kenë trafikuar qindra kilogram kokainë nga Holanda në Itali. Po ashtu dyshohet, se ky grup ka qenë i përfshirë në një evazion të madh fiskal në Gjermani, duke furnizuar me produkte restorantet italiane që ndodhen në gjithë Gjermaninë, duke mos paguar taksa, dhe duke e dërguar mbrapsht në Itali fitimin e nxjerrë ilegalisht.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07