Harta e re territoriale e propozuar nga Partia Socialiste ka nxitur protesta kundërshtuese në disa bashki të vendit. Në Belsh qytetarët u mblodhën për të kundërshtuar bashkimin me Elbasanin ndërsa nisën edhe mbledhjen e firmave për peticion kundër territoriales.