Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka deklaruar se me futjen në fuqi të vendimit të qeverisë për vlerësimin e zhurmave në mjedis, në përputhje me parametrat e OBSH-së, bizneseve do t’iu jepet mundësia të riorjentojnë tipologjinë e aktiviteteve që duhet të ndjekin. Sipas Kumbaros, zbatimi i këtij amendamenti do të bëhet nga pushteti vendor. Bashkitë, thotë ministrja, duhet të përcaktojnë zonat e banuara ku nuk do lejohet asnjë lloj aktiviteti me zë të lartë pas orës 00:00, edhe zonat në të cilat do lejohet muzika pas këtij orari. “Normat e muzikës deri tani nuk kanë qenë të kontrolluara në përputhje me parametrat e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.