Një parcelë me mbi 1100 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa është zbuluar nga Policia gjatë një operacioni antidrogë. Kontrollet nga toka dhe monitorimi me dronë çuan në identifikimin e zonës së kultivuar, ndërsa dy persona u arrestuan në flagrancë. Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.