Vihet në pranga një 22-vjeçar nga Vau i Dejës, i kapur në flagrancë duke kultivuar kanabis me llamba në një banesë të marrë me qira në Velipojë. Në kuadër të fazës së katërt të operacionit të koduar “Neonët 4”, janë sekuestruar mbi 300 bimë narkotike, pajisje elektrike për kultivim dhe pajisje të tjera të lidhura me aktivitetin kriminal.