Një 23-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është vënë në kërkim për kultivim kanabisi në Malësinë e Madhe. Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë dykatëshe në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba, u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.