Në Gjirokastër edhe kjo fundjavë do të jetë festive dhe qyteti po grumbullon vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. Eventi i fundjavës Kult-Art vjen në edicionin e pestë dhe është një festë ku kombinohet arti me kulturën, kulinarinë, artizanatin dhe muzikën.