Pushuesit kosovarë nuk gjejnë qetësi në bregdetin e Shëngjinit. Një tjetër pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit. 40 vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll për shkak se kishte konsumuar shumë ujë. Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit.