Pas dëmtimit nga tërmeti, Torra Veneciane në Durrës është kthyer në Qendrën e parë të Interpretimit të Trashëgimisë Kulturore në vend. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga Kulla e rinovuar nëpërmjet fondeve europiane të programit EU4Culture. Përmes teknologjisë ajo ofron një përvojë të re unike për njohjen e turistëve vendas dhe të huaj me historinë e Durrësit dhe vlerat e tij.