Top Channel/ “Kulla e Sahatit” për Gjon’s Tears, që përfaqësoi Zvicrën e doli i treti në Eurovision
30/05/2021 15:43

I njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti në zyrën e tij këngëtarin të cilin e vlerësoi maksimalisht për arritjet, teksa i dhuroi “Kullën e Sahatit” në shenjë mirënjohjeje. “Të kam ndjekur që kur ke qenë fëmijë edhe je shembulli i dikujt që i ka arritur gjërat me punë, me punë, me punë, me punë, me punë, me përpjekje. Një familje që ka sakrifikuar shumë për të të rritur, ama ia ke shpërblyer. Edhe kur të pashë edhe ty edhe Anxhelën dhe thashë: Vetëm Shqiptaria mund të çoj dy përfaqësues. Edhe histori suksesi që prodhon kudo ku shqiptarët e mirë që punojnë”, nënvizoi Veliaj. Duke iu referuar karrierës së Gjonit, Veliaj tha se është shembulli më i mirë se me shumë punë mund të arrihet gjithçka. “Jam shumë krenar për ty edhe dua shumë që të jesh një shembull për djem e vajza të tjerë. Ti je shembulli që dikush duhet të punoj non-stop për ato 3 minuta në Eurovizion, 13 vjet për ato 3 minuta, kështu që të uroj shumë sukses. Shpresoj që do të kesh një kujtesë të kohës, ku ti punon dhe sakrifikon, por edhe të kilometrit zero ku i kemi rrënjët të gjithë. Kështu që ti ke gjysmën e rrënjëve të tua këtu në Tiranë, edhe mezi pres të vish e ta konsiderosh shtëpinë tënde”, vijoi Veliaj. Gjoni falënderoi kryebashkiakun Veliaj për dhuratën, ndërsa tha se ndihet krenar që gjysmën e origjinës së tij e ka nga Tirana, pasi nëna e tij është lindur e rritur pikërisht në kryeqytetin shqiptar. “Faleminderit shumë për këtë dhuratë, dhe për këtë simbolikë shumë të bukur. Ndjehem shumë krenar që e kam gjysmën time nga Tirana dhe e përqafoj gjithë fisin tim që është këtu. Faleminderit shumë”, u shpreh këngëtari.

Top News – Ukraina sulmon naftën ruse / Ndërpritet rrjedha drejt Hungarisë e Sllovakisë
22/08 16:14
Top Channel/ Rritje konsumit të energjisë gjatë verës, Balluku: Ka rënë humbja në rrjet!
22/08 15:57
Top Channel/ Vdekja e 32-vjeçarit në Divjakë, ‘arrest në burg’ për autorin e dyshuar
22/08 15:56
Top Channel/ Pranga piromanit në Gramash! Ndezi zjarr në pyll, rrezikoi banesat e fshatit
22/08 15:45
Top Channel/Lufta kundër piraterisë! AMA miraton ndryshimet: Subjektet,vetëm shërbime të autorizuara
22/08 15:27
Top Channel/ Emigranti vret bashkëshorten! Dëshmi tmerri, dyshohet se fëmijët panë gjithçka
22/08 15:23
Top Channel/ Arrestohet i shumëkërkuari! Ramadan Zoto kapet në Korçë. Aksioni si në filma
22/08 15:20
Top News- Aksidenti tragjik në Pogradec/ Makina përplas 62-vjeçaren, lëndohet edhe një e mitur
22/08 15:09
Top Channel/ “Shtatorja e Rugovës në magazinë”, Berisha vlerëson ish-Presidentin e Kosovës
22/08 15:05
Top News- Operacionalja ‘rrethon’ Korçën/ Arrestohen dy persona, zbulohet arsenal armësh
22/08 15:01
Top Channel/ Tre italiane bëjnë ‘kërdinë’ në Ksamil, vjedhin bizhuteri e parfume
22/08 14:52
Top News – Berisha kujton Rugovën. ‘U mësoi politikanëve të Kosovës, shtetformimin e saj’
22/08 14:45
Top News- ‘Mund të intimidojë dëshmitarët’ / Gjykata e posaçme tregon arsyet pse e la në qeli Metën
22/08 14:45
Top News- Të shtëna me armë në Kombinat/ Qëllohet drejt një makine në ecje, shpëton ‘shënjestra’
22/08 14:33
Top News – Të huajt që vizituan Shqipërinë. Raporti i INSTAT: Në korrik ranë me 3.3 për qind
22/08 14:29
Top News- Aksioni ndaj ndërtimeve pa leje në Vlorë/ IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar
22/08 14:24
Top Channel/ Arrestimi i Ramadan Zotos, policia: Iu gjetën 4 pistoleta, dron dhe 600 fishekë
22/08 14:18
Top Channel/ Prangoset vajza e Eli Farës, u kap me kokainë! Historia e arrestimit 5 vite më parë
22/08 14:04
Top News- Operacionalja, aksion në Korçë/ Plagosi 2 persona, kapet i shumëkërkuari nga Vlora
22/08 13:12
Top Channel/ Fundjava me diell dhe shi/ Parashikimi i motit. Temperaturat deri në 33 gradë celsius
22/08 12:41