Dikur ishin vetëm zhurma, britma, vaj dhe shpresë. Sot janë vetëm kujtime… të fiksuara në një video të vjetër dhe disa fotografi të zverdhura. Ajet Cenaj i ruan si thesaret më të çmuara të jetës së tij. Në pranverën e vitit 1999, Ajeti strehoi në shtëpinë e tij njëkatëshe plot 76 kosovarë të dëbuar nga lufta. Për t’iu bërë vend, largoi fëmijët e tij. Shtëpia ishte e vogël, por zemra e tij ishte më e madhe se çdo kufi.