Pranvera e vitit 1999. Rrugët e Kosovës mbushen me njerëz që ikin… jo nga dëshira, por nga frika. Rreth 800 mijë shqiptarë u dëbuan me dhunë nga forcat serbe, duke lënë pas shtëpitë, kujtimet dhe gjithçka që kishin ndërtuar ndër vite… për t’u nisur drejt një të panjohure.