Një fenomen natyror ka përfshirë Kukësin gjatë ditës së sotme, ku një re e dendur pluhuri ka mbuluar të gjithë horizontin, duke krijuar vështirësi në pamje. Reja e pluhurit është shfaqur fillimisht në pjesën jugore të Bashkisë Kukës, duke prekur njësitë administrative Arrën, Kalisë, Bushtricë, Ujmisht dhe Bicaj. Pamjet nga zona tregojnë një situatë të pazakontë, teksa dendësia e pluhurit është aq e madhe sa mezi dallohen majat e maleve.