Në muajin e përkthimit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, kujtoi përkthyesin Afrim Koçi, në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai ka sjellë në gjuhë shqipe kryeveprat e letërsisë dhe filozofisë gjermane, si Mali magjik i Thomas Mann, Iluminacionetë Walter Benjamin, “Abrahami nuk ka faj” të Ephraim Kishon; “Anestezi Lokale”; “Legjenda e pianistit: një monolog” i shkrimtarit italian Alessandro Baricco, “Epshi” i nobelistes Elfriede Jelinek etj. Afrim Koçi e ka nisur karrierën e përkthimit në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” në vitet ’60.