Komedia “Kujdes nga miku” u ngjit mbrëmjen e së premtes në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit duke sjellë batuta dhe të qeshura te artdashësit durrsakë. Me regji të Armando Borës, “Kujdes nga miku” është një komedi familjare që vjen nën interpretimin e aktorëve të njohur, mes të cilëve dhe aktorë të “Portokallisë”.