Top Channel/ Kujdes nga eklipsi diellor! Mjekët: Syzet e diellit nuk mjaftojnë
11/08/2026 20:00

Eklipsi diellor i 12 gushtit do të jetë një spektakël i rrallë në qiell, por mjekët paralajmërojnë se shikimi i tij pa mbrojtjen e duhur mund të shkaktojë dëmtime të përkohshme ose të përhershme të shikimit. Sipas ekspertëve, syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme, pasi gjatë eklipsit fuqia e rrezeve të Diellit nuk zvogëlohet. Ekspozimi i syve ndaj Diellit pa mbrojtje mund të shkaktojë retinopati diellore, e njohur edhe si "verbëri nga eklipsi", një dëmtim i rëndë i retinës. Sipas ekspertwve, dëmtimi mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm dhe nuk shkakton dhimbje, ndaj simptomat mund të shfaqen vetëm disa orë ose edhe disa ditë më vonë. Ekspertët theksojnë se syzet e zakonshme të diellit, xhamat e nxirë, filmat radiografikë apo filtrat e improvizuar nuk mbrojnë sytë. E vetmja mënyrë e sigurt për të parë eklipsin është përdorimi i syzeve të certifikuara sipas standardit ISO 12312-2, të cilat duhet të vendosen përpara se të shikohet drejt Diellit dhe të mbahen gjatë gjithë kohës së vëzhgimit. Nëse pas eklipsit shfaqen shqetësime, edhe të lehta, si turbullim i shikimit apo probleme të tjera vizuale, mjekët këshillojnë konsultë të menjëhershme me një okulist. Më të rrezikuar janë fëmijët dhe adoleshentët, pasi sytë e tyre janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve. Ekspertët u rekomandojnë prindërve t'i mbikëqyrin gjatë gjithë kohës dhe të sigurohen që përdorin syzet e posaçme. Rrezik më të lartë kanë edhe të moshuarit, personat me sëmundje të syve ose ata që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale okulistike.

Top Channel/ Nisin hetimet për të plagosurin/ U dëmtua rëndë në sy, AMP dhe prokuroria investigime
25/10 11:45
Top Channel/Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës:Edhe këtë flamë do ta shuajmë,gabon…
25/10 11:41
Top Channel/‘Zhurmën e kanë të madhe, por shanse 0’, Rama:Më keni votuar ose jo se kam tradhtuar…
25/10 11:27
Top Channel/ ‘Me dhunë nuk më imponohet askush’, Rama: Detyra ime të mbroj shtetin dhe…
25/10 11:24
Top Channel/ Rama: Shkatërrimi i pronës do dënohet dyfish nëse ndodh ndaj një institucioni, kush…
25/10 11:21
Top Channel/ ‘Nga Spanja me bluza të bardha’, Rama: Mësuesit do të pezullohen nga detyra nëse…
25/10 11:16
Top Channel/’Kush thyen paguan’, Rama: Gjobë për prindërit e atyre që dëmtojnë, dëmshpërblim për…
25/10 11:16
Top News- Turistët “i përgjigjen” Ramës, ulen në karriget e dialogut të vendosura për studentët
25/10 11:13
Top Channel/ Paketë e re ligjore kundër dhunës, Rama: Sallata e prishur e një matufi nuk…
25/10 11:09
Top News- Plagosja në sy e të riut, nisin hetimet/ Pezullohet dhe efektivi që dhunoi protestuesin
25/10 11:06
Top News- U plagos në sy gjatë protestës/Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen e të riut
25/10 11:05
Top Channel/ Protesta para Ministrisë së Arsimit, drejt Tiranës forcat e policisë nga rrethet
25/10 11:04
Top News- Rama sërish ftesë për dialog/ Tryezë e karrige përpara Kryeministrisë për protestuesit
25/10 10:40
Top Channel/ Rrjedhja e bombolës së gazit alarmon banorët në Fier, zjarrfikësit shmangin tragjedinë
25/10 10:00
Top Channel/ Kryeministri Rama nuk heq dorë nga kërkesa ndaj studentëve, i fton sërish në dialog
25/10 10:00
Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05