Përfaqësues të kombëtares kuqezi Megi Doci, kapitenia e kombëtares së femrave, Myrto Uzuni lojtari i kombëtares së meshkujve dhe drejtues të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ishin të pranishëm tek Pediatria në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet për të shpërndarë disa dhurata për fëmijët e sëmurë.