Banka e Shqipërisë ka kryer disa ndryshime në rregulloren për licencimin veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor duke forcuar kushtet për këto subjekte. Me qëllim zbutjen e informalitetit dhe luftimin e pastrimit të parave, kufizimet do të përfshijnë kryesisht qarkullimin e parasë cash. Kufizimet nuk do të ndalen vetëm në transaksione por dhe në paratë që këto subjekte mbajnë gjatë një dite.