Në një rrugë rurale me bimësi të zhvilluar, tre kuaj të egër leshtorë dhe me krifa të ngrehura, vrapojnë drejt pyllit në rezervatin e tyre të pazakontë natyror, zona ekskluzive e katastrofës së Çernobil në Ukrainë. 35 vjet pas ngjarjes së rëndë, flora e fauna ka marrë kontrollin mbi dyqanet e ndërtesat e braktisura të epokës komuniste. Zyrtarët thonë se vendi nuk do të jetë i përshtatshëm për njerëzit edhe për 24,000 vjet.