Top Channel/ “Ku ka si Tirona”, shfaqja e Ansamblit sjell tingujt, folklorin dhe traditat e kryeqytetit
21/01/2026 19:40

Tingujt, traditat dhe ngjyrat e folklorit të Tiranës mbushën sallën e Teatrit Operas dhe Baletit në shfaqjen e parë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve për këtë sezon artistik. Publiku shoqëroi përgjatë gjithë mbrëmjes artistët që sollën në teatër një festë kushtuar Tiranës, qytetit të bujarisë, traditës dhe mikpritjes. Armaldo Kllogjeri, Greta Zani dhe Irma Libohova iu bashkuan Ansamblit, duke interpretuar disa këngë, krijuar nga kompozitorët më të njohur që kryeqytetin e kanë pasur burim frymëzimi. “Energjinë e mrekullueshme që më dha koncerti, do e mbaj mend, sikur të bëhet sërish… e dija që energjia do ishte e tillë, sikurse janë edhe këngët dhe vallet e Tiranës“, tha këngëtarja Irma Libohova. Pas koncertit “Ku ka si Tirona”, Ansambli do të vijojë punën për të sjellë këngët dhe valet tradicionale nga trevat shqiptare. “Do të vazhdojmë me shfaqje të tjera nga cikli Thesaret e Shpirtit, përfshirë shfaqjen ‘Karafilat që ka Shkodra’, të Gjirokastrës, të Vlorës dhe deri në Gjakovën e bukur. Të tilla shfaqje do të vijnë edhe në skena të hapura, në kalendarin e sezonit turistik, ku Ansambli do të jetë në sheshet kryesore të Shqipërisë”, u shpreh Sokol Marsi, drejtori artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Top Channel/ Librat e ndaluar! Ekspozohen veprat e papërshtatshme gjatë komunizmit
25/03 15:26
Top Channel/ Përkujtohet në 95-vjetorin e lindjes Ramiz Kovaçi, Zhani Ciko: Themelues i Teatrit dhe Operas
23/03 19:55
Top Channel/Kaini dhe Abeli ngjiten në skenë, ngjarja biblike, por edhe aktuale në fokus të shfaqjes
21/03 12:48
Top Channel/Arti hap Vilën 31! Instalacione dhe kujtesë historike, hapet vila e famshme e komunizmit
20/03 15:31
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27