Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë, 4 prej të cilëve janë me detyrë elektricistë dhe faturistë pranë OSHEE Kurbin. Policia zbuloi në katin e parë të një banese, një lokal të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba, dhe një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.