Në Portin e Vlorës këtë të diel u regjistrua fluks emigrantësh, tw cilët Krishtlindjen dhe Vitin e ri do ta festojnë pranë familjarëve të tyre. Me dy tragetet e linjës Brindisi Vlorë kanë mbërritur rreth 1400 pasagjerë. Ndërsa në terminalin e Vlorës policia kufitare ka hapur nëntë sportele për kontrollin e dokumentacioneve që emigrantët mos të presin në radhë. Edhe në ditën në vijim pritet të ketë fluks në hyrje nga Italia.