Një 29-vjeçar me inicialet Y.T është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi përshtati ambjentin e shtëpisë në magazinë për kultivimin e lëndëve narkotike. Policia arriti të sekuestrojë 57 kg bimë të dyshuara narkotike, të grira e të vendosura në proces tharjeje brenda një banese si dhe 100 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara jashtë saj.