Top Channel/ “Ksamili, një perlë e Mesdheut”, Rama: Përcaktojmë prioritetet e investimeve
26/10/2023 18:15

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Ksamilin, një zonë turistike që u bë trend sezonin e fundit veror nga vizitorët e huaj. Kjo zonë turistike që tashmë i ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë, thotë Rama, do të kthehet në një perlë të Mesdheut, ndërsa synon të tërheqë pushues nga e gjithë bota. “Ksamil, në zonën turistike që tanimë i ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë për t’u kthyer në një perlë të Mesdheut të shumëdëshirueshme për pushuesit nga e gjithë bota, përcaktojmë prioritetet e investimeve pjesë e programit të zhvillimit të turizmi”, ka shkruar kryeministri në një postim në Facebook. Pjesë e vizitës së tij ishte edhe Mirela Kumbaro, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit dhe kryetari i bashkisë së Sarandës, Olti Çaçi. Sipas diskutimeve, në fokus do të jetë përshtatja për të rinjtë, sepse ata janë kryesisht vizitorët më të shumtë, ndryshe nga 5 vitet e fundit, ku ka pasur më shumë familjarë. “Për të ndërtuar disa modele ndarjeje të këtyre hapësirave qoftë të rrugëve publike, qoftë të pjesëve private, të njëjtat modele do t’ua imponojmë ndërtuesve privat”, tha Kumbaro. “Aeroporti i Korfuzit shërben edhe për të shkarkuar vizitorët e Ksamilit e Sarandës, deri sa të bëhet aeroporti i Vlorës”, shtoi ministrja. Rama, gjithashtu theksoi se ky plan duhet të jetë ambicioz, por nuk mund të rriten çmimet, pasi kjo do të ishte një zhgënjim për turistët. “Duhet bërë plani shumë ambicioz, nuk duhet të fillojë zhgënjimi duke u rritur çmimet”, tha Rama. Kryeministri gjithashtu vizitoi edhe lagjet e Ksamilit të vjetër, ku gjithashtu do të bëhen investime, ndërsa në shtëpitë e vendasve nuk mungojnë portokallet, mandarinat apo ulliri.

Top Channel/ Shpronësimet në Durrës me çmimin e zonave rurale, debat në Bashki
12/11 23:24
Top News- Microsoft 365, Outlook dhe Teams pësojnë ndërprerje globale, mijëra përdorues të prekur
12/11 23:15
Top News- U vra në atentat në Spanjë, zbardhet e kaluara e Luka Beqirajt, lidhjet me mafien italiane
12/11 23:00
Top News- Katërmbëdhjetë të vdekur në aksident, kamioni përmbyset dhe merr para 23 automjete
12/11 23:00
Top News- Stuhia “Charles” do ta godasë sot Shqipërinë, zonat që rrezikojnë nga shiu dhe era e fortë
12/11 22:45
Top News- ‘Anëtarësim me meritë, jo nga dera e pasme’/Kurti: Historia po kthehet në skenën botërore
12/11 22:30
Top News-Krizë edhe për Mercedesin: Pezullohen investimet në Gjermani,shqyrtohet mbyllja e fabrikave
12/11 21:30
Top News- Personat e zhdukur nga lufta/ Kosovë, gjenden mbetje mortore në Shtërpcë
12/11 21:15
Top News – Ligji për Dhomat e Specializuara/ Britania e Madhe kundër ndryshimeve
12/11 21:00
Top News- Rritet nafta e benzina, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve
12/11 20:40
Top Channel/ 37 mln lekë më shumë për kinematografinë, debat për projektligjin në Komision
12/11 20:30
Top Channel/ Rrushkulli proteston për rrugët e shkatërruara dhe kanalizimet e papërfunduara
12/11 20:13
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, shtyhet për nesër udhëtimi drejt Barit
12/11 20:03
Top Channel/ Bizneset kundër paketës fiskale. APL: E dërgojmë në Kushtetuese. reagojnë shoqatat
12/11 19:56
Top Channel/ AKU bllokon misrin me aflatoksinë, pas shqetësimeve transmetuar në Top Channel
12/11 19:51
“Rama i shiti të gjithë!” Maliqi shpërthen me akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës,Veliajt dhe Sara Miles!
12/11 19:49
Top Channel/ Sponsorizimi në sport dhe art, deri në 30% lehtësi tatimore për kompanitë që investojnë
12/11 19:47
Top Channel/ Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit,akuzë për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shteti
12/11 19:45
Top Channel/ U gjobit mbi 15 herë! Rrëfimi prekës i flamurtarit të protestës: Nuk ndalem!
12/11 19:43
Top Channel/ Protesta shton pasiguritë ekonomike, BSH: Mund të frenojë investimet e turizmin
12/11 19:42