Top Channel/ “Ksamili, një perlë e Mesdheut”, Rama: Përcaktojmë prioritetet e investimeve
26/10/2023 18:15

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Ksamilin, një zonë turistike që u bë trend sezonin e fundit veror nga vizitorët e huaj. Kjo zonë turistike që tashmë i ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë, thotë Rama, do të kthehet në një perlë të Mesdheut, ndërsa synon të tërheqë pushues nga e gjithë bota. “Ksamil, në zonën turistike që tanimë i ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë për t’u kthyer në një perlë të Mesdheut të shumëdëshirueshme për pushuesit nga e gjithë bota, përcaktojmë prioritetet e investimeve pjesë e programit të zhvillimit të turizmi”, ka shkruar kryeministri në një postim në Facebook. Pjesë e vizitës së tij ishte edhe Mirela Kumbaro, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit dhe kryetari i bashkisë së Sarandës, Olti Çaçi. Sipas diskutimeve, në fokus do të jetë përshtatja për të rinjtë, sepse ata janë kryesisht vizitorët më të shumtë, ndryshe nga 5 vitet e fundit, ku ka pasur më shumë familjarë. “Për të ndërtuar disa modele ndarjeje të këtyre hapësirave qoftë të rrugëve publike, qoftë të pjesëve private, të njëjtat modele do t’ua imponojmë ndërtuesve privat”, tha Kumbaro. “Aeroporti i Korfuzit shërben edhe për të shkarkuar vizitorët e Ksamilit e Sarandës, deri sa të bëhet aeroporti i Vlorës”, shtoi ministrja. Rama, gjithashtu theksoi se ky plan duhet të jetë ambicioz, por nuk mund të rriten çmimet, pasi kjo do të ishte një zhgënjim për turistët. “Duhet bërë plani shumë ambicioz, nuk duhet të fillojë zhgënjimi duke u rritur çmimet”, tha Rama. Kryeministri gjithashtu vizitoi edhe lagjet e Ksamilit të vjetër, ku gjithashtu do të bëhen investime, ndërsa në shtëpitë e vendasve nuk mungojnë portokallet, mandarinat apo ulliri.

Top Channel/ Qumësht bebesh me toksina, AKU urdhëroi tërheqjen e ‘Aptamil’
29/01 23:31
Top News- Plagoset shqiptari në burgun grek, u sulmua me thikë sa mbërriti nga Koridhalos
29/01 22:34
Top News- Çfarë ndodhi në gjyqin e Ilir Metës? Fati i ish-presidentit në çekiçin e togave të zeza
29/01 20:00
Top News- U pagua për vrasjen e vëllezërve Bami/ Gjykata e Posaçme vijon burgun për 37-vjeçarin
29/01 19:30
Top News- Sherr me thika në Sarandë/ Dy grupe përplasen fizikisht mes tyre, 2 të plagosur
29/01 19:12
Top News – Paraburgimi shqetësim për Drejtësinë. Lamallari: Mbajmë përqindjet më të larta në Europë
29/01 17:59
Top News- 20 ditë në kërkim të trupit të 30-vjeçarit/ FSK në Klos, ndihmë për misionin në lumin Mat
29/01 17:58
Top News – ‘Balluku’, debatet në Kuvend. PS: Kushtetuta, vija e kuqe! PD: Po mbroni korrupsionin
29/01 15:38
Top Channel/ “Marshimi i Paqes” në Elbasan, klerikët e të gjitha feve: Toka është amanet, jo pronë
29/01 15:28
Top Channel/ 20 ditë i zhdukur, forcat e Kosovës i bashkohen aksionit në kërkim të Jurgen Karaj
29/01 15:20
Top Channel/ Zhdoganim elektronik dhe tarifa të reja, sistemi synon shpejtësi dhe ulje korrupsioni
29/01 15:17
Top News – ‘Rama po tërheq zvarrë Kushtetuesen’/Berisha: Për turpin e saj, gjykata s’merr dot vendim
29/01 15:17
Top Channel/ Fier, kamioni përfundon në kanalin anësor, shpëtojnë shoferi e pasagjeri
29/01 15:16
Top Channel/ Politika, kontrolle në gjykata, nis monitorimi pas kërkesës për strategji sigurie
29/01 15:12
Top Channel/ E mori rrjedha e përroit, vëllai i të riut: Dua të gjej trupin, ku t’i vendos një lule
29/01 15:08
Top News – Dosjet me gjithë ‘dollap’. Transferohet baza materiale e Kadastrës së Vlorës
29/01 15:02
Top Channel/ Shiu nuk ndal “Marshimin e Paqes” në Elbasan, prifti ortodoks i mban çadrën imamit
29/01 14:14
Top News – Kërkohet ndihmë nga Kosova / Gjetja e trupit të të aksidentuarit më 9 janar në Klos
29/01 14:10
Top News – Shërbim prove për pesë ish zyrtarët/Apeli i Posaçëm pezullon dënimet për ‘Tirana Parking’
29/01 14:08
Top Channel/ “Flirtimi” i Kinës me Perëndimin irriton Trump, Pekini mund ta rrëzojnë nga pushteti?
29/01 13:48
DIGITALB DIGITALB