Pjesë e aksit nacional Elbasan-Librazhd, kryqëzimi i Cërrikut është kthyer në një nga ferret e udhëtarëve. Muajt e verës, ardhja e emigrantëve dhe lëvizjet për pushime e kanë rënduar trafikun në këtë aks i cili mbetet i ngarkuar në çdo periudhë të vitit. Ky është një nga akset më të ngarkuara në vend duke u ndodhur në kryqëzimin e rrugëve të të gjithë Shqipërisë.