Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo, u shpreh se bashkëpunimi mes vendeve të rajon është i rëndësishëm dhe ndihmon Procesin e Berlinit. “Ne kemi biseduar lidhur me masat e marra dhe iniciativat që kemi ndërmarrë lidhur me Procesin e Berlinit dhe takimin që do të bëhet në Tiranë. Pas këtij takimi, do të vazhdojmë me intensifikimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe në rajon”.