12:07 | 18/3/2024

Top Channel/ Kryetari i Libohovës në SPAK! Hide akuzohet për shpërdorim detyre kur ishte polic

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur një tjetër funksionar të lartë. Bëhet fjalë për drejtuesin e Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide. Top Channel mëson se marrja e tij si i pandehur nuk ka lidhje me detyrën e kryebashkiakut, por lidhet me kohën kur ka mbajtur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, kohë për të cilën SPAK e akuzon se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

Më shumë ↓

Video të tjera