Donald Trump kërkon dënim me vdekje për të gjitha rastet e vrasjeve në Uashington, DC. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA-së e bëri të qartë se qeveria e tij do të synojë ndëshkimin kapital për të gjitha vrasjet në Uashington DC, si pjesë e përpjekjeve për goditjen e krimit në kryeqytet. Nëse dikush i merr jetën dikujt tjetër në Washington D.C, ne do të kërkojmë dënimin me vdekje. Kjo do të jetë një masë shumë e fortë parandalimi.