Edhe pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, ndaj duket se këto ditët e fundit të gjithë po mundohen t’i shijojnë sa më shumë duke u bërë pjesë e lojërave dhe aktiviteteve në sheshin Skënderbej, që tashmë është kthyer në fshatin e festave. “Unë kam ardhur nga Shkodra, po ja kalojmë shumë mirë, Tirana rrezaton, një mbyllje perfekte e vitit”, tha një qytetare.