Rrugët e Lezhës janë përgjakur sërish nga aksidentet rrugore. Në vetëm 24 orë janë shënuar 5 aksidente me bilancin e 8 personave të plagosur dhe një viktimë. Dje u regjistruan 2 aksidente, në Laç një 32-vjeçare humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës i cili ishte me ujë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.