Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës. Proda tha se Policia e Shtetit nuk ka shkelur ligjin, dhe forca përdoret kur bëhet rezidencë. “Policia nuk ka shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me përdorimin e forcës, në rastet kur bëhet rezistencë. I takon personit të sillet në respekt të detyrës që ka mbajtur. Do ishte në nderin e personit të sillej në bazë të detyrës që ka mbajtur”-u shpreh Proda në komision. Ndërprerja e herëpashershme e Flamur Nokës gjatë fjalës së Prodës, solli reagimin e Bledi Çuçit, i cili e përjashtoi deputetin e PD dhe mbylli mbledhjen.