Janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e grabitjes së tre ditëve më parë në Durrës, të cilët i vodhën me dhunë një shtetasi, mallra me me vlerë 742 000 lekë të rinj. Si rezultat i punës hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: Akil Gjeçaj 27 vjeç, banues në Durrës dhe Arjos Gjongecaj 21 vjeç, banues në Tiranë.