Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila ka shënuar një rekord historik në drejtimin e qeverisë italiane. Rama e uroi Melonin për mandatin më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane, ndërsa në mesazhin e tij nuk munguan batutat për politikën italiane, gratë në pushtet dhe marrëdhëniet me Europën.