Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka mbërritur në Mitrovicë të Veriut këtë të hënë. Lejen për vizitën e saj e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. “Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, sipas ministrisë.