Kryeministri suedez, Ulf Kristersson i rrëshqiti goja në një tubim në komunën e Goteborgut kur tha se Izraeli kishte të drejtë të kryente gjenocid. Mediat vendase thonë se kreu i qeverisë suedeze kishte planifikuar të thoshte se “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet”. Por fjala i doli ndryshe. “Suedia dhe BE-ja janë të bashkuara. Izraeli ka të drejtë për gjenocid…desha të them vetëmbrojtje!”, u shpreh ai duke e korigjuar veten shumë shpejt.